“Rusia ndërhyri në referendumin për Brexit”, kryeministri britanik akuzoi Moskën, paralajmëroi edhe vende të tjera në Evropë

Europë | 49 minuta më parë

Kryeministri britanik Andy Burnham deklaroi se Mbretëria e Bashkuar e ka të qartë se ka pasur ndërhyrje ruse në referendumin për Brexit-in, ndërsa konfirmoi se me të marrë detyrën, ai kishte marrë informacione për ndërhyrjen e mundshme ruse në votimet e vitit 2016.

“Kam marrë përgjigjen e qartë se, po, ka pasur.”, deklaroi Burnhum pa dhënë detaje rreth mënyrës apo shkallës së aktivitetit të Moskës gjatë atij referendumi. “Mendoj se nuk i kemi informuar njerëzit mjaftueshëm për shkallën në të cilën  aktorë të huaj po përpiqen të pengojnë dhe të cenojnë proceset tona politike”-  shtoi ai.

Por një grup aktivistësh pro-Brexit tha se komentet e Burnham ishin një tjetër përpjekje e papërshtatshme për të minuar legjitimitetin e vendimit që populli britanik mori në vitin 2016. Pasi më herët kryeministri britanik deklaroi se mund të shqyrtojnë edhe mundësinë që vendi të ribashkohet me Bashkimin Evropian.

Burhum dhe edhe një paralajmërim për ndërhyrje të ngjashme ruse në Gjermani dhe Francë. “Është e rëndësishme që kjo të thuhet qartësisht dhe zyrtarisht, për të ndihmuar votuesit në Gjermani dhe Francë të kuptojnë se një pjesë e kësaj politike nxitet nga armiqtë tanë, në një kohë kur partitë e ekstremit të djathtë po shënojnë rritje në ato vende.”, deklaroi kryeministri britanik.

Burnham tha se kishte diskutuar problemin e ndërhyrjes ruse me kancelarin Friedrich Merz gjatë vizitës së tij në Gjermani. Është hera e parë që një kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar konfirmon se Rusia u përpoq të ndikonte në referendumin për Brexit-in e vitit 2016, ndonëse prej kohësh ka pasur paralajmërime për përpjekjet e Kremlinit për të ushtruar ndikim në politikën e Mbretërisë së Bashkuar, akuza të cilat Moska i mohon.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme