Shaip Kamberi fiton zyrtarisht mandatin e deputetit në parlamentin serb

Serbi | 3 vite më parë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Serbi ka shpallur rezultatet zyrtare të procesit të mbajtur më 17 dhjetor.

Sipas rezultateve finale, Shaip Kamberi, kryetar i Partisë për Veprim Demokratik, do të jetë i vetmi shqiptar që ka fituar ulëse për kuvendin e Serbisë, raporton Euronews.rs.

Kamberi, i cili garoi me listën “Lufta politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi” në zgjedhjet e jashtëzakonshme më 17 dhjetor, do të jetë përfaqësuesi i vetëm i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë.

Gjithsejt janë 10 lista që do të kenë përfaqësim në kuvend; SNS 129 ulëse, “Serbia kundër dhunës” 65 ulëse, SPS 18, Nada 13, “Zëri i Popullit” 6, Zurkoliq 2, Uglanin 2 dhe Shaip Kamberi dhe Partia Ruse nga 1 mandat.

Sipas KRZ-së, lista e udhëhequr nga Kamberi mori 13.501 vota apo 0.35 për qind dhe fitoi një mandat në Kuvend.

Në zgjedhjet në Serbi, të cilat nga shtetet perëndimore u kontestuan për shumë parregullsi, kanë votuar 3.815.007 persona me të drejtë vote.

Partia e Aleksandar Vuçiqit (SNS) ka dalë bindshëm e para me 129 mandate, ndjekur nga “Serbia kundër dhunës” me 65 mandate. Partia e Ivica Daçiqit fitoi 18 mandate.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme