Vazhdon vala e protestave në Serbi

Qytetarët e shumtë që mbështesin opozitën serbe prej ditësh po protestojnë pas dyshimeve për manipulimeve të procesin zgjedhor.
Në shenjë proteste qindra vetë demonstruan të premten në kryeqytetin serb, Beograd dhe bllokuan një udhëkryq të rëndësishëm të kryeqytetit.
Demonstruesit kanë ngritur çadrat në udhëkryqin qe të çon në bllokun qeveritar dhe kanë bërë të ditur se do të qëndrojnë 24 orë, sipas agjencisë gjermane të lajmeve, DPA.
Të shtunën është planifikuar një marsh proteste me pjesëmarrje të figurave të njohura serbe, artistë e intelektualë. Shumica e demonstruesve janë studentë, kërkojnë anulimin e rezultatit zyrtar të zgjedhjeve dhe zgjedhje të reja.
Partia e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq ka fituar qartë sipas të dhënave zyrtare zgjedhjet më 17 dhjetor. Vëzhgues ndërkombëtarë kanë raportuar për një sërë parregullsish në votime. Sipas aleancës më të madhe opozitare, “Serbia kundër dhunës” ndër të tjera janë sjellë me autobusë dhjetëra mijëra banorë nga Republika Srpska për të votuar ilegalisht në Beograd.
Të shtunën përsëriten votimet në 30 qendra zgjedhore. Në protestat e së premtes në mbrëmje në udhëkryqin e Beogradit kanë marrë pjesë krahas studentëve edhe qindra qytetarë të tjera që ishin mbledhur më parë para Komisionit Qendror Zgjedhor, sipas DPA.
Në ditët e kaluara në Beograd ka pasur rregullisht protesta në Beograd me bllokime rrugësh dhe mitingje të tjera. Fundjavën e shkuar demonstruesit hodhën gurë mbi ndërtesën e bashkisë së Beogradit dhe u përpoqën ta mësynin atë. Më shumë se 30 demonstrues u ndalën nga policia.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





