Vuçiç i përgjigjet presidentit Biden: Në Uashington kam treguar çfarë mendoj për njohjen e Kosovës

Serbi | 6 vite më parë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, duke falenderuar presidentin e SHBA-së, Joe Biden për letrën e urimit për Ditën e shtetësisë së Serbisë, ka komentuar edhe kërkesën e presidentit amerikan për njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë.

Siç transmetojnë mediat serbe, Vuçiç ka deklaruar se tashmë e ka thënë një herë në Uashington se çfarë mendon për njohjen e Kosovës dhe se përgjigjja e tij nuk do të jetë ndryshe. “Kam marrë një mesazh urimi nga Presidenti Biden. Faleminderit për urimet. Ndërsa sa i përket njohjes reciproke, kjo nuk figuron në asnjë akt të ndonjë organizate botërore. Ne e kuptojmë se kjo është një politikë e re amerikane. Ka pasur përpjekje për të imponuar atë term si diçka që duhet ta pranojmë si zgjidhje përfundimtare në Uashington. Unë tashmë ua kam thënë një herë në fytyrë se çfarë mendoj për njohjen dhe përgjigja ime nuk do të jetë ndryshe”, ka thënë Vuçiç.

Ndër të tjera ai tha se detyra e tij është të mbrojë dhe mbrojë interesat e Republikës së Serbisë. “Për ne është kjo një gjë shumë më e rëndësishme sesa dëshirat shqiptare dhe amerikane. Ne gjithashtu kemi dëshira, por edhe një realitet tjetër, dhe ne kemi një traditë liridashëse të popullit tonë. Kjo nuk është e këndshme sepse është e qartëse e gjithë iniciativa e politikës së jashtme amerikane do të shkojë në atë drejtim [arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi”, deklaroi Vuçiç.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joseph Biden, në një letër urimi presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, me rastin e Ditës së Shtetësisë së Serbisë, ka kërkuar nga ai arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi, që do të përqendrohet në njohjen reciproke.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme