Qiriazi: Vuçiç, i frikësuar. Shans shumë i rëndësishëm për opozitën

Serbi | 2 vite më parë

Të frikësuar e ka konsideruar eksperti i sigurisë, Redion Qiriazi presidentin serb, Vuçiç pas protestave masive që po zhvillohen në Beograd.  

I ftuar në emisionin “3D”, eksperti shprehet se situata mund të jetë një shanç shumë i mirë për t’u shfrytëzuar nga opozita.

“ Ajo që i bën më të veçanta këto protesta është pikërisht përshkallëzimi i tyre. Njerëzit duket se janë prekur të gjithë. Mosmarrja me seriozitet nga qeveria çoi në këtë pikë ku janë tani me protestat.  Dhe fakti që janë në përshkallëzim dhe përfshirja e studentëve, kjo është ajo që tremb Vuçiç. Mund të ketë një farë momenti i cili po të kapitalizohet siç duhet nga organizuesit, mund të shohim në fund të tunelit shfaqjen e opozitave të reja”, tha Qiriazi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme