COVID 19 i merr jetën Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe Irinej

Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe (SOC) Irinej ka vdekur si pasojë e infektimit me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.
Irinej u shtrua në një spital ushtarak të Beogradit gjatë mbrëmjes së 4 nëntorit, pasi më parë kishte dalë pozitiv në COVID-19.
Kisha Ortodokse Serbe njoftoi më 17 nëntor se gjendja e patriarkut ishte e qendrueshme dhe e qëndrueshme, por më pas, më 19 nëntor, Kisha Ortodokse konfirmoi përmes një deklarate se gjendja e Irinejt ishte përkeqësuar.
Më 1 nëntor, kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, udhëhoqi funeralin dhe liturgjinë para varrimit të Metropolitit Amfilohije të Malit të Zi, e cila u ndoq nga mijëra besimtarë. Metropoliti Amfilohije ndërroi jetë më 30 tetor për shkak të ndërlikimeve të shkaktuara nga koronavirusi.
Në varrim, ku ishte i ekspozuar një arkivol i hapur me trupin e mitropolitit, priftërinjtë, shumica e besimtarëve, si dhe disa politikanë, nuk vunë maska dhe as nuk respektuan distancën fizike.
Trupi Kombëtar i Koordinimit për Sëmundjet Infektive (NCT) i Malit të Zi dënoi me forcë “shkeljen drastike të masave kundër pandemisë”.
Irinej u zgjodh në postin më të lartë në Kishën Ortodokse Serbe, në janar të vitit 2010./REL
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





