Kombëtarja, formacioni i mundshëm ndaj Finlandës

Kombëtarja | 42 minuta më parë

Shqipëria përgatitet për përballjen me Finlandën, me synimin për të vijuar serinë e fitoreve në Ligën e Kombeve.

Trajneri Maran pritet të bëjë disa ndryshime në formacion, duke rikthyer eksperiencën dhe freskinë në disa reparte.

Berisha mund të rikthehet në portë, ndërsa mbrojtja dhe mesfusha pritet të ruajnë boshtin e konsoliduar.

Në sulm, Daku, Hoxha dhe Muçi janë alternativat kryesore për të sfiduar një Finlandë me karakteristika të forta fizike.

Shqipëria do të luajë nesër në orën 15:00 në transfertë ndaj Finlandës. Kuqezinjtë kryesojnë grupin me pikë të plota pas 2 ndeshjeve të luajtura.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme