“City nuk është i vetmi”, Unai Emery akuzon se disa klube angleze kanë “fryrë” bilancet

Angli | 35 minuta më parë

Unai Emery pohon se “shumë klube” i kanë “fryrë buxhetet e tyre”, ndërsa futbolli anglez përpiqet të metabolizojë skandalin më të madh të kohëve të fundit.

Një panel i pavarur i Premier Ligës konstatoi se Manchester City kishte injektuar në mënyrë të paligjshme më shumë se 900 milionë paund për të anashkaluar rregullat financiare, kryesisht falë faktit që grupi i pronarëve të klubit kishte rritur vlerën e marrëveshjeve të partneritetit komercial me një shumë prej 830,69 milionë paundësh.

Klubi, i cili ka apeluar vendimin ditën e sotme, ka gjetur një “aleat” të pazakontë.

Trajneri i Aston Villa-s është i pari që mban një qëndrim publik për këtë çështje dhe kur bëri diçka të tillë ka akuzuar se këto këto shkelje nuk janë bërë vetëm prej drejtuesve të klubit nga Mançersteri.

Është një çështje që dihej tashmë. Meqenëse të gjithë kemi kufizimet tona, na duhet të shesim lojtarë për të respektuar rregullat e ‘Fair Play’-t Financiar dhe të gjejmë mënyra për të hartuar kontrata me lojtarë të rinj.

‘Fair Play’-i Financiar synon një ekuilibër financiar, në mënyrë që të shpenzohen vetëm të ardhurat e gjeneruara dhe të shmanget inflacioni. Po, shumë klube të tjera i kanë fryrë buxhetet e tyre, kjo gjë po del tani në shesh dhe siç është e natyrshme, po vërehet një rënie.

Kjo është një çështje për të cilën duhet të vendosin gjykatat dhe palët përgjegjëse. Më vjen keq, duke pasur parasysh mënyrën se si luante ai ekip. Me Guardiolën, pati momente kur ata ishin të pakonkurrueshëm”, tha Emeri. A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme