Hysaj: Kontributi im është edhe jashtë fushe, mungojnë prurjet e reja në mbrojtje!

Vigjilja e ndeshjes mes Finlandës dhe Shqipërisë, e vlefshme për Grupin 1 të Ligës C të Nations League, ishte argumenti kryesor i trajtuar në konferencën e zakonshme për shtyp të kombëtares kuqezi.
Përballë gazetarëve, pranë teknikut Maran, u shfaq Elseid Hysaj, i cili pohoi se prania e tij në këtë grumbullim nuk kishte të bënte ekskluzivisht me fushën. “Unë jam njëri prej lojtarëve me më shumë eksperiencë në grup dhe si i tillë mundohem që të flas sa më shumë me lojtarët e rinj”, tha mbrojtësi shkodran.
Ndërsa të tjera Hysaj u pyet se si e shikon të ardhmen e kombëtares kuqezi. “Mendoj se reparti ku kemi më shumë nevojë për lojtarë të rinj është mbrojtja pasi në mesfushë dhe sulm kemi shumë alternativa”, analizoi 32-vjeçari.
Një tjetër argument i këtij “ballafaqimi” me gazetarët ishte edhe e ardhmja e lojtarit në nivel klubesh. Vetëm Hysaj pranoi se për momentin është në bisedime me disa klube dhe se ndeshjet e kombëtareve kishin ardhur në momentin e duhur pasi duke u stërvitur dhe luajtur me Shqipërinë ka arritur që të futet në formën e tij optimale.
Sa i përket objektivave të Shqipërisë në Nations League, Hysaj, tha se si Finlanda dhe Bjellorusia janë ekipe, të cilat kanë një nivel të lartë futbolli dhe se për kuqezinjtë objektivi i vendosur për këtë turne nuk është shumë i lehtë për tu arritur. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





