Merkato/ Flick: Barcelona po ndryshon shumë, Julián Álvarez? Vetëm unë dhe Deco e dimë se ç’duam!

Vetëm pak orë nga starti i sezonit të ri Barcelona duket se është një kantier i hapur. Hansi Flick në vigjilje të ndeshjes me Elche-n ka ndezur konferencën për shtyp me disa përgjigje që u ktheu gazetarëve rreth së ardhmes së disa futbollistëve.
Kur të gjithë mendonin se në dalje ishin vetëm Marc Casadó dhe Héctor Fort, trajneri gjerman me përgjigjen që dha la të kuptohej se si Koundé dhe Balde mund të shiten.
“Në klub po përjetojmë një situatë të re pasi po bëjmë shumë ndryshime. Për të folur me siguri na duhet të presim deri në fundin e merkatos. Mendoj se është diçka normale pasi në momentin që mendon për lojtarë të rinj, e bën me synimin për të përmirësuar ekipin”, tha Flick.
Një tjetër pyetje, të cilës gjermania iu shmang me shumë kujdes ishte edhe ajo që ka të bëjë me të ardhmen e sulmuesit të Atletico Madrid. “Tema e numrit 9 nuk më preokupon shumë, por nuk dua që të flas për lojtarët e skuadrave të tjera. Unë dhe Deco flasim shpesh për të bërë edhe më të fortë këtë ekip. Kjo nuk ka lidhje me vetëm një lojtar. Vetëm unë, Deco dhe disa persona e dimë se çfarë kërkojmë”, tha Flick.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




