Presidenti i Serbisë falënderon Putinin për furnizimet me gaz natyror

Serbi | 2 vite më parë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se falënderoi presidentin rus Vladimir Putin gjatë një bisede telefonike të zhvilluar ditën e diel, për ndihmën  e dhënë për të siguruar furnizime të mjaftueshme me gaz natyror për dimër.

Rusia dhe Serbia kanë një kontratë trevjeçare për furnizimin me gaz , e cila skadon në mars 2025 .

Telefonata, e para mes dy liderëve për gati dy vjet e gjysmë, ishte për të shënuar 80-vjetorin e çlirimit të Beogradit nga fashizmi dhe për të diskutuar çështje dypalëshe, tha Vuçiç, aleati më i ngushtë i Putinit në Evropë.

 “Kemi pasur një bisedë të gjatë, të mirë, të hapur dhe kuptimplotë”, tha presidenti serb në një video në Instagram.

“Unë e falënderova veçanërisht për ndihmën… për të siguruar sasi të mjaftueshme të gazit natyror nga Rusia në Serbi këtë dimër,” tha ai.

Serbia, e cila u bombardua nga NATO gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë, ka historikisht lidhje të ngushta me Rusinë, por gjithashtu aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Qeveria e Serbisë ka qenë nën presionin e vendeve perëndimore për t’u lidhur me bllokun dhe për të vendosur sanksione ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë .

 Vuçiq tha të dielën se Serbia nuk ka në plan të devijojë nga qëndrimi i saj për të mos vendosur sanksione.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme