Von der Leyen anulon takimin me kryeministrin serb

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen refuzoi të premten të takohet në Beograd me kryeministrin serb, Milosh Vuçeviç, i cili ishte takuar pak më parë me ministrin rus të Zhvillimit Ekonomik, Maxim Rechetnikov.
Lajmin e dha ambasadori i Bashkimit Evropian në Serbi, Emanuele Giaufret. “Ne e anuluam takimin me kryeministrin (serb) pas takimit (të tij) me ministrin e Ekonomisë së Federatës Ruse”, tha Giaufret, duke shtuar se kishte “një tregues mbi synimin e Serbisë për të forcuar marrëdhëniet ekonomike në fusha të tjera me Federatën Ruse”.
Para se të anulonte takimin me Vuçeviçin, von der Leyen u prit në takim nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç. “Duke pasur parasysh këtë, presidentja e Komisionit vlerësoi se nuk kishte arsye për të zhvilluar takimin me kryeministrin”, tha ambasadori Giaufret.
“Kryeministri i Serbisë, Milosh Vuçeviç, ka diskutuar sot me ministrin e Zhvillimit Ekonomik të Federatës Ruse, Maxim Rechetnikov për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik dhe të tjera mes dy vendeve”, bëhet e ditur në një komunikatë të qeverisë serbe.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





