Tjetër gol me kokë, mbrojtësi Van Dijk regjistron një statistikë të pabesueshme

Ndeshja e Ligës së Kombeve mes Greqisë dhe Holandës, që përfundoi në barazim 2-2, fsheh një statistikë impresionuese. Një statistikë që ka të bëjë me mbrojtësin e Holandës, Virgil Van Dijk.
Futbollisti i Liverpool-t ka shënuar golin e tij të parë sezonal, që përfaqëson rrjetën e 22-të radhazi me kokë prej tij. Gjatë 4 sezoneve të fundit, nga 23 gola të shënuar në total, Van Dijk ka realizuar vetëm një herë me këmbë.
Me golin që shënoi në minutën e 59-të, qendërmbrojtësi i hapi rrugën barazimit të Holandës, që deri në atë moment humbiste 2-0. Golin e barazimit e shënoi në fund Tijani Reijnders. Tendenca e golit me kokë të Van Dijk ka ngacmuar edhe ironinë e tifozëve, të cilët në rrjetet soaciale kanë shkruar: “Thuajini që mund të shënohet edhe me këmbë!”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





