Gjermania bën thirrje që Kosova dhe Serbia t’i rikthehen dialogut, Pistoriusi: Nuk është në interesin e askujt që raportet të tensionohen

“Është në interesin tonë të përbashkët që në Ballkanin Perëndimor të mbretërojë paqja dhe prosperiteti. Serbia është një faktor i rëndësishëm ekonomik në Ballkan dhe një partner i rëndësishëm i Gjermanisë,” ka deklaruar ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius, në një deklaratë për shtyp së bashku me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Në lidhje me vendimin për ndalimin e dinarit serb për pagesa në Kosovë, Pistorius tha se zbatimi “duhet të jetë i organizuar dhe nuk duhet që askush të lëndohet”, duke kërkuar një “periudhë tranzicionin” për zbatimin e rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës.
“Nuk është në interesin e askujt që raportet të tensionohen edhe më tej”, tha ministri gjerman i Mbrojtjes. Që nga 1 shkurti, në Kosovë ka hyrë në fuqi një rregullore e Bankës Qendrore të Kosovës. Kjo rregullore parashikon që euro të jetë valuta e vetme për pagesa në Kosovë, duke ndaluar përdorimin e dinarit serb.
Radio B92, raporton se zyrtari i lartë gjerman sërish i bëri thirrje Serbisë që të miratojë sanksionet perëndimore ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.
“”Është një përpjekje për të minuar mënyrën tonë të jetesës në liri. BE-ja dhe NATO-ja mbështesin Ukrainën dhe ne do të bëjmë gjithçka për të mbështetur Kievin. Sanksionet janë një mjet i rëndësishëm për këtë dhe Serbia, si kandidate, duhet t’i bashkohet sanksioneve”
“Gjermania është partneri ynë më i rëndësishëm ekonomik, ata janë në vendin e parë. E dyta është Republika Popullore e Kinës. Gjermania është deri tani partneri më i rëndësishëm. Eksportet tona janë një miliard e njëqind milionë, në total janë rreth 11 miliardë Kjo tregon rëndësinë e Gjermanisë, Serbia ka një GDP më të lartë se të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor së bashku, por ne duhet të vazhdojmë të përparojmë”, tha Vuçiq.
Vuçiq ka theksuar se ka dhënë fjalën se Serbia nuk do të befasojë askënd me lëvizje ushtarake dhe se fjala e tij do të thotë më shumë se shumë nënshkrime.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





