“Jeni totalisht i izoluar”- thirrja e BE-së për Serbinë : Hetoni manipulimin e zgjedhjeve

Serbi | 3 vite më parë

Kryetari i Komisionit të Jashtëm të Bundestagut, Michael Roth ka publikuar në rrjete social  “X” një letër të firmosur  nga 24 deputet të Parlamentit Evropian ku thuhet se “Vuçiç është totalisht i izoluar”.

Duke iu drejtuar direkt Presdiendit serb, Roth shkruan,  “I dashur President Aleksandër Vuçiç kjo s’është as komplot dhe as fushatë socialiste. Ju jeni totalisht i izoluar! 24 deputetë nga e gjithë Europa i bëjnë thirrje BE-së që të hetojë në mënyrë të pavarur akuzat për mashtrim dhe të bëjë rekomandime për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme në Serbi”, ka shkruar ai.

Në letër këta deputetë europianë thonë se e duan Serbinë brenda një dekadë në BE, por se për këtë duhet një demokraci funksionale në Serbi.

“Në hijen e pretendimeve për manipulime masive zgjedhore gjatë zgjedhjeve parlamentare dhe lokale serbe që u zhvilluan më 17 dhjetor 2023, i bëjmë thirrje BE-së të kryejë një hetim të pavarur për të gjitha parregullsitë zgjedhore të raportuara dhe pretendimeve për mashtrim. Qëllimi ynë i përbashkët është ta shohim Serbinë si anëtare të Bashkimit Europian brenda kësaj dekade. Një kërkesë e domosdoshme për këtë është një demokraci funksionale dhe shteti ligjor. Manipulimet masive zgjedhore të vëzhguara nga misioni ndërkombëtar për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe vëzhguesit e pavarur të shoqërisë civile janë shkelje të qarta të parimeve të zgjedhjeve të lira, të barabarta dhe të fshehta dhe të cilat s’janë në pajtim me këtë kërkesë. Kjo ngre shqetësime të mëdha për legjitimitetin e rezultateve zgjedhore në nivel kombëtar dhe veçanërisht në lidhje me zgjedhjet për Kuvendin Komunal të Beogradit”, thuhet ne letër.

Deputetët evropiane thonë se këto ngjarje dhe reagimi represiv i shtetit pas tyre, tregojnë një përshkallëzim të mëtejshëm të zhvillimit autokratik të vendit.

Nënshkruese e letrës është edhe deputetja e zëshme britanike për çështjet në Ballkanin Perëndimor, Alicia Kearns, si dhe kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Ukrainës, Oleksandr Merezhko. Po ashtu, deputetë nënshkrues janë edhe nga shtete tjera përfshirë Francën, Italinë, Republikën Çeke, Kroacinë, Irlandën etj.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme