Vuçiç informon Kinën për “situatën në Kosovë”

Serbi | 3 vite më parë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar sot ambasadorin e Kinës, Li Ming, të cilit i ka dorëzuar një letër për presidentin kinez Xi Jinping, drejtuar situatës në Kosovë, por edhe zhvillimit të përshpejtuar të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Serbisë. dhe Kinës.

“Një takim i shkëlqyer me ambasadorin e Republikës së Kinës Li Ming. Ia dorëzova letrën që i dërgova Presidentit Xi për situatën në Kosovë dhe Metohi, por edhe për zhvillimin e shpejtë të marrëdhënieve tona dypalëshe”, tha Vuçiq.

Letra i është adresuar udhëheqësit kinez, Xi Jinping, dhe përveç informimit për situatën në Kosovë, letra u dërgua “me rastin e thellimit të shpejtë të raporteve tona dypalëshe”, shkroi Vuçiç në Instagram.

“E falënderova ambasadorin Li Ming për reagimin e fuqishëm dhe pa ekuivok të Ministrisë së Punëve të jashtme të Republikës Popullore të Kinës sa u përket lëvizjeve të fundit të pamatura të Prishtinës, që qartazi janë të drejtuara kundër popullit serb në ‘Kosovë”, tha ai.

Kina, së bashku me Rusinë – dy shtete aleate të Serbisë – janë anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Që të dy këto shtete nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, të shpallur më 2008.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme