Vuçiç: Jam duke shqyrtuar mundësinë për një hetim ndaj shteteve që janë duke armatosur Kosovën

Serbi | 3 vite më parë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar sot se është duke e shqyrtuar mundësinë që të nisë një hetim ndaj shteteve që janë duke e armatosur Kosovën.

“Unë po mendoj se si të nis një hetim për armatosjen e të ashtuquajturës Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe të gjithë ata që po ndihmojnë në këtë armatosje – në kundërshtim me Rezolutën 1244. Dua të hetoj se kush e shkeli dhe si e shkelën Kartën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB). Unë jam duke menduar se si të mos e vë vendin në një pozitë të vështirë”, tha Vuçiç.

Presidenti i Serbisë gjithashtu i është rikthyer edhe sulmit terrorist të paramilitarëve serbë në Banjë të Zveçanit, duke u justifikuar se “serbët deshën t’i mbronin vatrat e tyre”.

“Ata thonë se ka pasur armë, pushkë, granata dore… Mirëpo, ata i sollën FSK-së mjete të blinduara ‘Vuran’ dhe raketa ‘Javelin’. Të gjitha këto i sollën ilegalisht. Ju nuk jeni të interesuar se çfarë po bëjnë të huajt kundër Serbisë, çfarë po bëjnë shqiptarët kundër Serbisë. Juve u intereson se si ta ndëshkoni Serbinë, sepse disa serbë, deshën t’i mbronin vatrat e tyre”, pretendoi ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme