Nga institucionet te modeli familjar, Rama njofton ngritjen e një rrjeti prej 200 familjesh kujdestare profesionale

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale miratimin e paketës së re për kujdesin alternativ në familje gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave.
Kjo nismë synon të forcojë mbrojtjen dhe trajtimin e fëmijëve të cilët përkohësisht nuk kanë mundësi të jetojnë me familjet e tyre biologjike. Përmes kësaj pakete, shteti do të garantojë se fëmijët do të vendosen pranë familjeve kujdestare që janë të trajnuara, të certifikuara dhe të monitoruara në mënyrë të vazhdueshme.
Objektivi, 200 familje kujdestare profesionale
Përmes këtij kuadri të ri rregullator, qeveria synon të kalojë gradualisht nga modeli i përkujdesit institucional në konvikte apo shtëpi fëmije drejt një modeli më human e individual.
“Synojmë ngritjen e një rrjeti prej rreth 200 familjesh kujdestare profesionale në të gjithë vendin, duke bërë një hap të rëndësishëm nga kujdesi institucional drejt një modeli familjar, më pranë nevojave të çdo fëmije.,”, shkruan kryeministri Rama.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.






