Portugali, Jorge Jesus: Nuk injorva Cristianon, por duhet të mendoj për skuadrën

Në prag të ndeshjes kundër Norvegjisë, trajneri i Portugalisë, Jorge Jesus, iu përgjigj përsëri pyetjeve rreth Ronaldos: “Duhet të përqendrohem te skuadra kombëtare dhe nuk po kërkoj dashuri për veten time”, tha ai. “Cristiano është një simbol i Portugalisë, por unë jam i përqendruar te Norvegjia sepse jam udhëheqësi i një grupi dhe pjesë e një skuadre. Do të ketë kohë për të folur për këtë”.
Sidoqoftë, Portugalia është disi e ndarë për këtë çështje, por përshtypja është se opinioni publik dhe i tifozëve anon në favor të Cristiano Ronaldos. “Përpara se të bëhesha trajner, isha tifoz i ekipit kombëtar, nuk më interesonte kush ishte trajneri apo kush ishin lojtarët, shikoja lart flamurin tim”.
“Nuk po e injoroj Cristianon. Le të jetë e qartë se e konsideroj atë një simbol të ekipit kombëtar, një simbol të Portugalisë. Do të kemi kohë të diskutojmë gjithçka tjetër pas ndeshjes. Tani duhet të përqendrohem te ekipi dhe kundërshtari ynë sepse Norvegjia është një nga pesë ekipet kombëtare më të mira në Evropë”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





