“Formula e gabuar”/ Veturat s’ndizeshin në lagështi, shtypi botëror kritik me garën në Sepang

Max Verstappen fitoi për herë të parë në 301 ditë, Kimi Antonelli është shumë afër titullit të Kampionatit Botëror, por problemet e motorrit në shi ishin gjithashtu një temë shumë e madhe për mediat ndërkombëtare pas garës së Formula 1 në Malajzi.
Gjatë xhiros së formacionit, shumë vetura mezi lëvizën për shkak të një gabimi në softuer. Gazeta britanike Daily Mail e përshkroi atë si “një nga episodet më të sikletshme në sport”, ndërsa Telegraph e përshkroi si një “skenë groteske”.
Për Daily Mail “Formula 1 u shndërrua në farsë në Malajzi kur makinat që supozohet se janë më të përparuarat në botë nuk mund të niseshin në shi. Kjo ishte e pashembullt në këtë sport. Një nga episodet më të sikletshme të sportit që nga Indianapolis 2005, kur shqetësimet për gomat Michelin çuan në vetëm gjashtë makina që filluan garën”.
Për The Sun ishte “Formula e gabuar” ndërsa The Telegraph shkroi: “Pilotët e Formula 1 u indinjuan pasi një defekt kompjuterik shkaktoi skena pothuajse groteske gjatë Çmimit të Madh të Malajzisë të së dielës”. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




