Petkoviç: Kurti refuzuan çdo propozim tonin në Bruksel

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç ka deklaruar se Prishtina ka refuzuar çdo propozim të Beogradit në takimet në kuadër të dialogut në Bruksel.
Agjencia e lajmeve Tanjung raporton se Petar Petkoviç ka kujtuar edhe ndalimin e dinarit në Kosovë, qw sipas tij ka vënë në pikëpyetje mbijetesën e popullit serb.
Petar Petkoviq, theksoi se shteti i Serbisë do të vazhdojë të paguajë rregullisht pagat, pensionet, sociale dhe të gjitha përfitimet tjera.
“Qëllimi i vetëm i Kurtit është të dëbojë popullin serb nga Kosova duke shkaktuar një fatkeqësi humanitare. Kurti kërcënoi funksionimin e spitaleve, kopshteve dhe shkollave, sulmoi të rrezikuarit socialë dhe të moshuarit dhe ndaloi pagesat e mjeteve financiare. Shteti i Serbisë do të vazhdojë të paguajë rregullisht pagat, pensionet dhe të gjitha përfitimet e tjera dhe kështu do të mbetet”, ka shkruar ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





