Rasti i Ronaldos, ndërhyn Bruno Fernandes: Kam folur me të, Portugalia duhet të qëndrojë e bashkuar

Futboll Bota | 49 minuta më parë

Në prag të ndeshjes kundër Norvegjisë, Bruno Fernandes i Portugalisë dha mendimin e tij mbi situatën e CR7. “Fola me të dhe ajo që i thashë është ajo që e përsëris këtu: gjëja më e rëndësishme është se, pavarësisht se çfarë ndodh, Cristiano Ronaldo nuk do të pushojë kurrë të jetë simboli më i madh i ekipit tonë kombëtar, i futbollit tonë dhe i vendit tonë. Për atë që ka bërë jo vetëm në Portugali, por në të gjithë botën”.

Dhe përsëri: “Ai ka një vend jo vetëm midis më të mëdhenjve të të gjitha kohërave, por edhe në zemrat e të gjithë portugezëve, dhe gjëja më e rëndësishme është që të ndalojmë së krijuari përçarje, nuk ka përçarje në ekipin kombëtar. Është një dhe do të mbetet e tillë, pavarësisht çdo kritike që mund të vijë nga jashtë. Gjëja e rëndësishme është që kjo të përfundojë mirë për të dyja palët”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme