Vuçiç nënshkruan vendimin për shërbimin e detyrueshëm ushtarak

Serbi | 2 vite më parë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot se si Komandant i Përgjithshëm dhe President i Republikës nënshkroi marrëveshjen për shërbimin e rregullt ushtarak për 75 ditë dhe shtoi se beson se qeveria do ta miratojë atë vendim, sepse Serbisë i duhet një ushtri e fortë që të mund të pengojë ata që na kërcënojnë.

 “Dua të besoj se Qeveria e Serbisë do ta miratojë atë vendim. Dua të besoj se të gjithë e kuptoni se sa shumë na duhet një ushtri e fortë, sa më shumë do të na duhet të blejmë armë, të bëjmë, të krijojmë”, tha Vuçiç në promovimin e nëntogerëve më të rinj të Ushtrisë Serbe, transmeton media opozitare serbe “Danas”.

Ai ka theksuar se nuk është dëshira e Serbisë “që të sulmojë dikë dhe as nuk do ta bëjë këtë”.

“Është dëshira jonë për të frenuar të gjithë ata që me dëshirë na kërcënojnë çdo ditë”, pohoi.

Shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Serbi ishte hequr më 1 janar 2011, duke e lënë në dëshirën e secilit që do të shkojë vullnetarisht në ushtri.

Kur ishte bërë paralajmërimi për shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Serbi, shumë njohës të çështjeve të sigurisë e kishin ngritur shqetësimin e tyre për këtë çështje, duke qenë se shteti serb shpreh hapur pretendime territoriale ndaj vendeve fqinje.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme