8.5 milionë euro për heshtjen e Radojçiç, mediat serbe: Çelësi i sekreteve për konfliktet në Banjskë

Serbi | 3 vite më parë

Pavarësisht hetimeve ndaj Milan Radojçiç për organizimin e sulmit në Banjskë, kompanitë e ish-nënkryetarit të Listës Serbe, po vazhdojnë punën dhe po u japin pronarëve të tyre dhjetëra milionë euro fitime.

Kështu shkruan media serbe “Nova”.  Gazetari Milan Radonjiç në artikullin e titulluar “8.5 milionë euro për heshtjen, Milan Radoiçiç, çelësi i sekreteve për konfliktet në Banjskë” ka zbuluar se ai vazhdon të pasurohet. “Vetëm dy ditë pas sulmit të 24 shtatorit në veri të Kosovës,  shteti serb i pagoi 8.5 milionë euro kompanisë “Rad 028” nga Zveçani. Kjo kompani, që është në listën e zezë të Departamentit amerikan të Thesarit, për shkak të dyshimeve se kontrollohej nga Milan Radiojçiç, fitoi dy tendera nga Komuna e Zveçanit më 26 shtator 2023 .” – shkruan ai.

 Gazetari serb shkruan se më 28 shtator  kompania “Rad 028” fitoi edhe dy tenderë të tjerë për shpërndarjen dhe përdorimin e stimujve për zhvillimin ekonomik për vitin 2023.

I kërkuari nga Interpoli, nga 6 tetori i vitit të kaluar nuk është më zyrtarisht bashkëpronar në disa prej kompanive  të tij, pasi aksionet e veta ua transferoi dy ortakëve, Zvonko dhe Zheljko Veselinoviç. “Nuk ka dyshim se ata do të ndajnë fitimet sikur të mos kishte ndryshuar as pronësia dhe as struktura e kompanive”- shkruan gazetari Radojniç, i cili më tej thotë se sulmi në Banjskë, që u organizua nga Milan Radoiçiç , “mbolli shumë mina të vogla, por politikisht vdekjeprurëse”, prandaj edhe Beogradi është i detyruar të shohë me kujdes çdo hap pas 24 shtatorit të vitit 2023.

 Gazetari serb shkuan se falë mbështetjes nga Beogradi, kompania “Rad 028” në 10 vitet e fundit, ka fituar më shumë se 100 tenderë, të cilët janë financuar me para nga buxheti i Serbisë.

Gazetare: Vjollca Zharri

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme