Vuçiq takohet të hënën me Macron, normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, pjesë integrale e integrimit të Serbisë

Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, pjesë integrale e procesit të anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Europian do të jetë një nga çështjet kryesore që presidenti Emanuel Macron do të diskutojë të hënën e tetë prillit me homologun e tij serb Aleksandar Vuçiq.
Në një njoftim për shtyp publikuar nga zyra e shtypit e presidencës franceze, Vuciq do të pritet nga Macron në pallatin Elize rreth orës 20:00 të mbrëmjes së të hënës, ku do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.
Që Kosova do të jetë një nga pikat kryesore të bisedës me Macron, kjo u konfirmua edhe nga Vuciq, i cili gjithashtu u shpreh për mediat e vendit të tij se kjo do të jetë biseda e 20-të që do të zhvillojë me Macron.
Sipas presidentit serb, mes çështjeve të tjera pritet të diskutohet edhe fuqizimi i bashkëpunimit dypalësh, Srebrenica si dhe Expo 2027, një aktivitet që do të mbahet atë vit në Beograd dhe që i dedikohet industrisë, energjisë bërthamore, sektorit të teknologjisë së informacionit si dhe zhvillimit të inteligjencës artificial.
Gazetare: Elda Pepa
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





