Rakia e kumbullës së egër, tradita që vijon/Mbledhja, përpunimi dhe zierja, një proces që kërkon kohë dhe përvojë

Sociale | 1 orë më parë

Prej disa ditësh, Beqir Hoxha nga fshati Malqene i Ujmishtit është i përqendruar te një nga proceset më të rëndësishme zierja e rakisë.

Puna nis shumë më herët, që nga mbledhja e kumbullës së egër, ndërsa në këtë fazë gjithçka kalon në kazanin e rakisë.

“Tani, t’ia thuash: verën e kaloj këtu, se kam mbjellë edhe rrush, nja tre-dymbëdhjetë rrënjë rrushi. Fillova të mbledh këto kumbullat, kumbulla të bardha kryesisht, kumbulla të zeza dhe kajsi. Po kjo është raki shumë e mirë e kajsisë, vetëm se duhet të piqet me kujdes”, u shpreh femreri.

Beqiri e njeh mirë këtë proces. Thotë se zierja e rakisë është punë e vështirë dhe kërkon kohë e kujdes, por rezultati shpërblen mundin, pasi sipas tij, cilësia e rakisë së kumbullës së egër është e lartë.

“Është punë e bezdisshme. Po moshën e re s’e bëj, do mosha ime, se s’kam çfarë bëj. Unë e lë tre javë. Ka raste që edhe kalon një muaj. Po, kryesisht, i bëj tre javë dhe vë kazanin”, tha ai.

Një rëndësi të veçantë, sipas tij, ka edhe vetë kazani. Izolimi i mirë dhe përdorimi i materialeve cilësore ndikojnë drejtpërdrejt në procesin e zierjes dhe në cilësinë e produktit përfundimtar.

Çdo verë, Beqiri rikthehet në vendlindje. Mbledh prodhimin, kujdeset për përpunimin dhe përpiqet që asgjë të mos shkojë dëm.

Gazetar: Dashmir Shehu

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme