Kryeministri hungarez, Orban: Serbinë do ta humbasim po s’e futëm shpejt në BE

Serbi | 3 vite më parë

Serbia duhet të bëhet sa më shpejt pjesë e Bashkimit Europian, përndryshe Beogradi mund të zgjedhë partnerë të tjerë, ka thënë kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.

Në një intervistë për austriaken “Die Presse”, z. Orban u shpreh se Serbia nuk ka aleate historike veç Rusinë, por tanimë edhe shtetin tjetër mik në Azi, Kinën.

“Duhet të përfundojmë detyrën e vjetër të zgjerimit para se të nisim një zgjerim të ri me Ukrainën. Nëse nuk e integrojmë Serbinë sa më shpejt, kemi për ta humbur. Serbia ka opsione të tjera. Ajo sapo ka mbyllur një marrëveshje me Kinën,” tha kryeministri Orban. Ai iu referua marrëveshjes për tregti të lidhur në Pekin në tetor 2023, që presidenti Aleksandar Vuçiq ka thënë se do të hyjë në fuqi në maj–qershor 2024.

Sipas tij, përparësi për Budapestin do të ketë zgjerimi i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor kur Hungaria të marrë presidencën e Këshillit të BE-së më 1 korrik 2024.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme