Zgjedhjet lokale në Preshevë dhe Bujanoc, deputeti shqiptar në Serbi: Beogradi po ndërhyn në proces

Shaip Kamberi, deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, ka deklaruar se institucionet shtetërore serbe janë duke ndërhyrë në zgjedhjet lokale në Preshevë dhe Bujanoc, që do të mbahen të dielën e 2 qershorit.
Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Kamberi shkruan se nga strukturat në terren po marrin informacione shqetësuese “për ndërhyrjen e përfaqësueseve të organeve shtetërore në vullnetin e qytetarëve në prag të zgjedhjeve të 2 qershorit”.
“Ftoj drejtuesit e organeve të shtetit të këshillojnë punonjësit e vet të qëndrojnë larg ‘rekomandimeve’, ‘këshillave’, ‘sugjerimeve’ se cilën listë e cilin kandidat duhet ta votojnë të dielën e 2 qershorit” tha ai.
Deputeti Kamberi i kërkon institucioneve serbe që të mos i përdorin këto metoda “se nuk ju bëjnë punë” duke u thënë t’i mbajnë duart larg votës shqiptare.
“Inkurajoj secilin individ që vazhdon të merr “telefonata këshilluese, sugjeruese apo kërcënuese” të çfarëdo llojit e nga cilat do struktura shtetërore të mos e fsheh po të njoftojë opinionin. Vullneti i popullit nuk kontrollohet me telefonata, vullneti i popullit nuk mund të nëpërkëmbet.”, ka vijuar Kamberi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





