Gruaja e presidentit Zelensky takohet me Vuçiçin në Beograd

Serbi | 2 vite më parë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç është takuar sot në Beograd me Olena Zelenskën, bashkëshorten e presidentit ukrainas Volodymey Zelensky, e cila prej ditës së djeshme po viziton kryeqytetin serb.

Sipas mediave serbe tema e takimit ishin lidhjet kulturore mes dy vendeve dhe çështjet humanitare.

“Ne folëm veçanërisht për nevojat e kategorive më të kërcënuara të popullatës dhe fëmijëve, të cilët janë më të cenuarit në çdo konflikt”,- ka shkruar Vuçiç në profilin e tij në Instagram, siç raportojnë mediat.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme