Vuçiq: Na gënjyen për anëtarësimin e Kosovës në KiE, pres lajme të këqija

Serbi | 3 vite më parë

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq tha se bashkësia ndërkombëtare gënjeu në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Vuçiq tha se pret vetëm lajme të këqija dhe se kjo do të ndikojë në qasjen e Serbisë në dialogun e ndërmjetësuar nga BE.

“Do t’ua shpjegoj se si na mashtruan disa të ashtuquajtur miq dhe na gënjyen në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës. U thamë se çfarë do të ndodhë nëse kjo ndodh, sepse ata mendojnë se kanë të drejtë të zbatojnë marrëveshjen në mënyrë mashtruese. Kur dikush të mashtron një herë, kjo u ndodh njerëzve të mirë sepse i besojnë fjalës apo nënshkrimit të dikujt. Por, kur të mashtron për herë të dytë, ju mund të keni besuar tepër apo keni dashur të besoni. Nëse vazhdon kështu, atëherë nuk flitet për atë që të ka mashtruar, por se jeni budalla. Ne nuk jemi më aq budallenj”,  tha Vuçiq.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme